Belind Këlliçi live në emision: Më nxehet telefoni, po më përgjojnë

Politikani demokrat Belind Këlliçi ka ngritur mbrëmjen e djeshme dyshime se edhe mund të jetë vënë nën përgjim nga segmente të caktuara. Teksa fliste në një emision, lidhja live ju ndërpre disa herë.

Kur u rikthye, Këlliçi i tha drejtueses së emisionit Erla Mëhilli, se po i nxehej telefoni dhe mund të ishte duke u përgjuar.

“Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Latest articles

Related articles