Roberto Martinez është trajneri i ri i Kombëtares së Portugalisë

Pas largimit të Fernando Santos me të përfunduar rrugëtimi i tyre në çerekfinale në Kampionatin Botëror, portugezët kanë një strateg të ri tashmë të dëshmuar.
Roberto Martinez u prezantua këtë të hënë, në Cidade do Futebol, si trajneri i ri i Kombëtares së Portugalisë. Trajneri 49-vjeçar arrin në krye të kombëtares portugeze pas periudhave në Belgjikë, Everton, Wigan Athletic dhe Swansea City, thuhet në njoftimin e tyre.

Në ceremoninë e prezantimit, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri dhe vuri në pah kompetencën e trajnerit të ri, thuhet më tej në komunikatë.

Në një konferencë për shtyp, Martinez u motivua shumë nga sfida: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i kënaqur që jam në gjendje të përfaqësoj një nga ekipet më të talentuara në botë, projekti që doja. E kuptoj që pritshmëritë dhe synimet janë të mëdha, por gjithashtu e kuptoj që ka një grup të madh njerëzish që punojnë për të përmbushur qëllimet tona”, ishin fjalët e para të tij.

Martinez do të jetë në krye të Portugalisë deri në vitin 2026

Latest articles

Related articles