Si SHBA zbuloi skenarin e zi të Sali Berishës për demokratët – REDAKSIONALE

Një javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha u paralajmërua nga zyrtarë të lartë të Administratës amerikane se nuk do të kishte mbështetje ekstra përderisa Sali Berisha dhe njerëzit e tij të korruptuar ishin brenda Partisë Demokratike.

Mesazhi ishte çfarë do që të bësh, me Sali Berishën dhe Ilir Metën në PD, nuk do të bësh hajër! I kishin thënë edhe bisedat që kishte dyshja për të ndarë poste e pushtete, duke lënë Bashën jashtë ekuacionit. Basha nuk bëri asnjë lëvizje as para dhe prapa zgjedhjeve në raport me Berishën dhe Metën.

Do të ishin vetë amerikanët që do të shpallin Non Grata për Korrupsion madhor dhe minim të demokracisë Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike, duke e barazuar me Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. SHBA lanë jashtë shpalljes “Non Grata” familjen Malltezi, si sinjal pse e kishin bërë vendimin.

SHBA do të hidhte në ajër planin e Berishën për të caktuar gjakun e tij në krye të PD brenda 2021-2022. Oligarkët e shtynin të shpallte familjarin kryetar, si garanci që biznesi do të vijonte… Edhe grekët e serbët ishin dakord për këtë lëvizje. Makinerat mediatile filogreke dhe filoserbe në vend shpalli sërish mbështetjen për Sali Berishën.
Edhe Lulzim Basha e kuptoi se Sali Berisha ia kishte me të futme. E shpalli Non Grata në PD.

Reagimi i Berishës ishte i dhunshëm jo për faktin që Basha e nxori tek dera, por për faktin që amerikanin dinin planin e tij sekret. Ai tashmë e dinte kush e kishte shitur tek amerikanët.

Latest articles

Related articles