2023 – Shqiptarët festojnë në sheshet e qyteteve, lëndohen nga fishekzjarret 12 persona

Viti 2023 trokiti në Shqipëri! Akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2022-it, duke bërë që shqiptarët të nisin festën së bashku me familjen dhe të afërmit për një vit të ri që po vjen.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital.

“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.

Latest articles

Related articles