Kryepeshkopi Joan: Njeriu nuk duhet ta shohë veten si pronar, thesar janë veprat e mira!

spot_img
Advertisements

U mbajt sot Liturgjia Hyjnore e të dielës, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Gjatë predikimit të tij, Kryepiskopi Joan ka dhënë mesazhe të forta për qënien njerëzore.

Kryepiskopi Joan ka përcjellë një mesazh shpirtëror mbi lakminë dhe grumbullimin e pasurisë materiale, duke theksuar rëndësinë e bamirësisë dhe solidaritetit me ata që kanë nevojë.

Kryepiskopi u shpreh se njeriu duhet t’i shohë të mirat materiale jo si pronë absolute, por si një përgjegjësi për t’i ndarë me të tjerët.

Ai që grumbullon vetëm për vete cilësohet si “i marrë” në kuptimin biblik, jo sepse i mungon arsyeja, por sepse e ka vendosur shpresën te vetja dhe te objektet që prishen, duke harruar jetën shpirtërore.

“Në një ligjërim të thellë shpirtëror që merr shkas nga parabolat biblike, ngrihet alarmi mbi një nga sëmundjet më të rrezikshme të shoqërisë moderne: Lakminë.

Përmes shpjegimit të historisë së pasanikut që kërkonte të ndërtonte hambarë më të mëdhenj për prodhimet e tij, vihet në dukje se grumbullimi i pasurisë materiale, pa një qëllim mirësor apo komunitar, çon në një fund tragjik dhe shpirtëror të varfër.

Sipas interpretimeve të etërve të kishës, si ‘Shën Vasili i Madh’ dhe Shën Joani’, pasuria në vetvete është neutrale – ajo mund të jetë një bekim ose një mallkim, varësisht nga mënyra se si administrohet.

Mesazhi është i qartë: njeriu nuk duhet ta shohë veten si pronar absolut të mirave materiale, por si një kujdestar i tyre. Në këtë këndvështrim, çdo gjë që zotërohet në tepricë, qofshin ato rroba që qëndrojnë në dollap apo këpucë që nuk vishen, në fakt u përkasin atyre që kanë nevojë.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet konceptit të “pensionit të përjetshëm”. Ndërsa njerëzit investojnë dekada të tëra për të siguruar një pleqëri komode, shpesh harrojnë të investojnë në “thesarin e qiellit”, i cili përbëhet nga veprat e mira dhe solidariteti me komunitetin.

Ai që grumbullon vetëm për vete cilësohet si “i marrë” në kuptimin biblik, jo sepse i mungon arsyeja, por sepse e ka vendosur shpresën te vetja dhe te objektet që prishen, duke harruar jetën shpirtërore.”, u shpreh Kryepiskopi Joan

spot_img

Latest articles

Related articles