Flor Marku prek me rrëfimin e tij: Kur fitoja më telefononin 5 mijë veta, kur humba më mori vetëm nëna

spot_img
Advertisements

Një rrëfim emocional i bërë nga boksieri shqiptar Florian Marku po thyen rrjetin. Në një intervistë të dhënë së fundmi për RTV Dukagjini, Marku tregon se si pas fitoreve të arrira ai merrte mijëra telefonata dhe urime.

Ndërsa gjërat ndryshojnë kur një perosn nuk arrin dot sukses.

Pas humbjeve, boksieri thotë se vetëm një person u kujdes ta kontaktonte, dhe ajo ishte nëna e tij, i vetmi person që i qëndroi pranë në një moment të vështirë.

“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh Marku.

Përmes kësaj interviste, boksieri përcolli një mesazh emocional dhe plot kuptim, për rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh jo vetëm në momentet e suksesit por dhe në ato çaste që ne “dështojmë”.

spot_img

Latest articles

Related articles