Veliaj: Rama nuk më la të punoja në Tiranë

spot_img
Advertisements

Erion Veliaj ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për ndërhyrje politike në Bashkinë e Tiranës dhe përpjekje për t’i ndërprerë mandatin e marrë me votë nga qytetarët. Në fjalimin e drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Veliaj pretendon se kryeministri ka ndërhyrë në administratën e bashkisë gjatë kohës që ai ndodhej në paraburgim, me synimin për të dobësuar ndikimin e tij politik.

Sipas Veliajt, ndryshimet në personelin drejtues të bashkisë dhe largimi i bashkëpunëtorëve të tij nuk kanë qenë vendime të motivuara nga nevojat e qytetit, por veprime që, sipas tij, synonin eliminimin e ndikimit politik të kryebashkiakut të zgjedhur.

“Unë kam tashmë bindjen se ndryshimet e personelit dhe mënyra e administrimit janë përdorur, më shumë se për qytetin, për të dobësuar ndikimin tim politik dhe për të larguar bashkëpunëtorë me të cilët kemi punuar për vite”, deklaron Veliaj.

Ai vijon duke e akuzuar kryeministrin se ndërhyrjet e tij në shkarkimet e administratës vendore e kanë dobësuar funksionimin e bashkisë dhe kanë zgjeruar marrëdhëniet klienteliste.

Por përplasja më e fortë, sipas Veliajt, ka qenë për vetë mandatin e tij. Ai i rikthehet vendimit të shtatorit 2025, kur Këshilli Bashkiak propozoi shkarkimin e tij dhe më pas qeveria miratoi largimin nga detyra.

“Në shtator 2025, Këshilli Bashkiak, nën presionin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës, propozoi shkarkimin tim. Më pas, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e tij, miratoi vendimin për shkarkimin tim nga detyra”, shkruan Veliaj.

Ai e konsideron këtë një përpjekje për ndërprerjen e mandatit të tij për qëllime politike, duke iu referuar më tej vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Për Veliajn, çështja nuk përfundon te vendimi i Kushtetueses. Ai pretendon se pas gjithë zhvillimeve që e kanë larguar nga ushtrimi i funksioneve ekziston një strategji më e gjerë për neutralizimin e tij politik, pretendim që thotë se e ka paraqitur edhe në Strasburg.

“Unë kam shprehur bindjen, tashmë edhe në Strasburg, se pas përpjekjes për shkarkimin tim ka ekzistuar një qëllim për neutralizimin tim politik”, deklaron ai.

Në fjalim, Veliaj përmend edhe atë që e konsideron “rrëmbimin tim nga Durrësi në Fier”, duke pretenduar se transferimi u krye pa iu vënë në dispozicion një akt i shkruar.

Ai argumenton se rasti i tij duhet të shërbejë si pikënisje për një debat të gjerë mbi autonominë e pushtetit vendor dhe ndikimin politik të kryeministrit mbi institucionet.

Veliaj e cilëson përplasjen e tij me drejtimin aktual të PS-së si kulmin e degradimit të marrëdhënieve politike brenda partisë dhe kërkon që Asambleja të mos i shmanget shqyrtimit të përgjegjësisë së Edi Ramës

spot_img

Latest articles

Related articles