Ferdinant Dervishi
Duke u marrë me telefonin, më doli përpara një fotografi e Esmeralda Hasanit, Drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Fotografia e gjeneruar me IA, në përgjigjje të qëllimit, e rrëfen drejtoren me gjoks ekstremisht të zmadhuar.
Pamja jo reale komunikon idenë e një femre seksi, të pamend dhe të lehtë, e cila është vendosur në atë pozicion nga Kryeministri Edi Rama, i cili nga shumëkush konsiderohet edhe si pervers seksual.
Sigurisht që personi, i cili ka prodhuar këtë fotografi, niset nga fakti real, që Kryeministri Rama përgjithësisht tërheq pas vetes, me energjinë e tij negative, njerëz të së njëjtës prerje.
Drejtoren e re të SHISH po e akuzojnë gjithashtu se ka qenë mike e drejtores parakaluese Vlora Hyseni, tashmë të arrestuar për “nxjerrje të sekretit shtetëror”, “përkrahje të autorit të krimit dhe, së fundmi, të akuzuar edhe për krime më të rënda.
Deri këtu, e para është falsifikim dhe tjetra imagjinatë.
Deri këtu, gjithë balta është e pamenduar, dashakeqe dhe për shkak të mospëlqimit, inatit, apo zemërimit me Kryeministrin Rama dhe të kujton atë shprehjen popullore “s’i bie dot gomarit, i bie samarit”.
Por logjika thotë, se e vërteta, në gjykimin e personazheve “Made in Albania” që drejtojnë struktura të rëndësishme të shtetit shqiptar, në asnjë rast nuk ka pse të bëhet me paragjykime.
E vërteta duket të gjykohet, kuptohet dhe shihet atje ku ata e vendosin stekën.
Në Shqipërinë që po jetojmë, përgjithësisht e “ka marrë ferra uratën”, por unë di që ka ende një numër të pakët drejtuesish, të cilët ca rregulla bazë nuk i shkelin, nuk i bëjnë pis, nuk u’a bën dot pis.
Pikërisht ky profil vjen nga SHISH edhe për drejtoren e sapozgjedhur.
Po të shkosh pak më tej, me një “search” të thjeshtë në internet, atëherë mund të mësosh se drejtorja e re ka pasur një karrierrë pune jashtë vendit, mbase më të plotë dhe më të vlerësuar se shumica e femrave shqiptare të politikës, apo shtetit.
Dhe po ta njohësh nga afër jetën e saj familjare, bindja bëhet edhe më pozitive…
Ështe koha të bëhemi pak më të matur, më të duruar dhe më të përgjgjshëm.
Për gjithkënd të panjohur, apo pak të njohur, në shërbimet ndaj shtetit dhe shoqërisë, si rasti i Drejtores së re të SHISH, e këshillueshme është të pritet rezultati i punës.
Pas kësaj renditet radha e gjykimit mbi këtë rezultat.



