Pas trembëdhjetë orësh e gjysmë fluturimi – në orën 16:19 sipas orës lokale (20:19 në Evropë – Papa mbërriti në Montevideo, kryeqytetin e Uruguajit, vendi i parë nga tri shtetet – së bashku me Argjentinën dhe Perunë – që do ta presin deri më 17 nëntor.
Luani XIV do të qëndrojë në Uruguaj nga 6 deri më 8 nëntor dhe do të jetë pasardhësi i dytë i Shën Pjetrit që viziton këtë vend, pas Papës Shën Gjon Palit II, i cili pati shtegtuar në vendin e Diellit të Majit në vitet 1987 dhe 1988.



