Veliaj: Rama e bëri Tiranën çorbë!

spot_img
Advertisements

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale ku thotë se pavarësisht paraburgimit vazhdon të miratojë projekte për kryeqytetin.

Ai i cilëson arrestimin dhe shkarkimin e tij si persekutim politik dhe veprim antikushtetues, duke pretenduar se është mbajtur 20 muaj në paraburgim dhe është transferuar nga një qeli në tjetrën pa dokumentacion.

Veliaj thotë se sot ka miratuar projektet për 15 çerdhe e kopshte të reja, duke shtuar se gjatë mandatit të tij numri i objekteve të tilla, të ndërtuara ose të projektuara, arrin në 130.

Ai deklaron se nuk do të heqë dorë nga prioritetet e tij, kudo që ta dërgojnë. Objektet e reja planifikohen në zona si Don Bosko, Fresku, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Tufina, Yzberishti dhe Astir, si dhe në Petrelë e Dajt.

Postimi i Veliajt

Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

spot_img

Latest articles

Related articles