Zbardhet “Kodi Da Vinçi” i detit, teknologjia hap drynin 400-vjeçar të anijes së mbytur

spot_img
Advertisements

Një mister 21-vjeçar ka marrë fund pasi ekspertët e muzeut Amgueddfa Cymru dhe Universitetit të Kardifit kanë arritur të deshifrojnë kodin e një dryni bronzi 400-vjeçar. Përmes skanimit të avancuar CT, shkencëtarët zbuluan mekanizmin e brendshëm dhe kombinimin e saktë të shkronjave: ANCE.

Dryni u gjet në vitin 1999 nga kërkuesi i metaleve Peter Hughes në plazhin Morfa në Port Talbot. Ai është pjesë e një thesari të gjerë nga anija “Ann Francis”, e cila u mbyt nga një stuhi më 28 dhjetor 1583 gjatë kthimit nga Spanja.

Hughes e gjeti drynin rastësisht gjatë një dite pushimi, çka nisi një udhëtim kërkimi 21-vjeçar. Dryni u zbulua pranë monedhave të argjendta spanjolle dhe peshave të monedhave, duke sugjeruar se ai siguronte një arkë me vlerë.

Pasi dështoi ta hapte vetë për dy dekada, 69-vjeçari Hughes u shpreh i mrekulluar nga ndihma e teknologjisë moderne, duke e krahasuar zbulimin me “hapjen e Arkës së Besëlidhjes”. Artefaktet, përfshirë drynin e hapur dhe monedhat, ndodhen tashmë të ekspozuara në Muzeun Waterfront në Swansea.

spot_img

Latest articles

Related articles