Deputete Briseida: Mos më shikoni veç gafat, e kam bërë shkollën jashtë vendit!

spot_img
Advertisements

Deputetja më e njohur e qarkut Vlorë Briseida Çakërri përmes një komunikimi publik ka reaguar për videot virale të një lapsusi në komisionin parlamentar.

DEKLARATA

Një lapsus në komision dhe gjithë ky mobilizim portalesh. Më në fund gjetët diçka që ju bashkon. Për ide e programe nuk merreshit dot vesh; për një video, mirëkuptim i plotë.
U matni grave çdo rrokje, ndërsa vetes i lejoni çdo sharje. Sidomos kur përballë keni deputete të reja: prisni ngatërrimin më të vogël me zellin më të madh, pastaj nis gara e titujve dhe etiketimeve. Të gjithë kopjojnë të gjithë. Brumi mungon, zhurma tepron.

Një lapsus nuk zhbën shkollimin brenda e jashtë vendit, bursat, punën dhe përpjekjet e viteve. As betejat që çdo vajzë e grua bën për të ecur përpara. Diplomat nuk i jepni ju dhe, më vjen keq t’ju prish qejfin, nuk i hiqni dot me tituj portalesh.
Por nuk e keni me lapsusin. Përpëlitja për pushtet ju bën të kapeni pas çdo videoje sikur aty do të gjeni shpëtimin politik. Kur s’keni argumente, hidhni fyerje. Kundër kujtdo, kurdo, mjafton të keni material. Pastaj ia shpërndani njëri-tjetrit dhe duartrokisni veten. Ekstazë rrjetesh sociale, pa bereqet politik.

Me gratë këtë zell e shumëfishoni. Pastaj na mbani fjalime për përfshirjen e tyre në politikë. Ruajini këta tituj për 8 Mars. Lexojini mes dy fjalimeve për respektin ndaj grave.
Turp veçanërisht për ata që dalin në studio me letrat përpara, promovojnë ide, rrëfejnë histori e japin leksione kulture, pastaj bëhen megafonë të kësaj batërdie. Pak nga parimet që lexoni, zbatojini edhe vetë.

Ndërkohë, kemi buxhetin për të diskutuar dhe vendime që prekin jetën e familjeve. Raporti i Komisionit Europian evidenton hapa konkretë të Shqipërisë drejt BE-së. Këtu ejani me argumente. Tregoni çfarë propozoni e çfarë do të bënit më mirë. Me sharje nuk paguhet asnjë faturë dhe nuk zgjidhet asnjë hall.
Unë nuk do të hesht. Sot, nesër dhe gjithmonë do të flas për veten dhe për çdo vajzë e grua që do të ecë përpara e të bëhet pjesë e jetës publike dhe politike. Kemi punë për të bërë dhe nuk kemi kohë të presim derisa ju të mësoheni me praninë tonë.

Vazhdoni mbillni urrejtje. Për humbjen e radhës po punoni vetë, me përkushtim për t’u admiruar
❤️

spot_img

Latest articles

Related articles