Thanë se e vrau ariu, djali dhe gruaja në pranga për plumbin në gjoks

spot_img
Advertisements

Vdekja e 61-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Godvi të Bulqizës, e raportuar fillimisht nga familjarët si pasojë e sulmit të një ariu, po hetohet si vrasje brenda familjes. Policia ka ndaluar bashkëshorten e viktimës, Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe djalin e tij, Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dyshuar se kanë kryer krimin në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rrëzuan versionin e dhënë nga familjarët. Nga verifikimet rezultoi se 61-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të ndaluarit dyshohen se e kanë goditur edhe me mjete të forta prerëse.

spot_img

Latest articles

Related articles