Lita: Dialog? Shqiptarëve ai u ka ofruar një sofër guri, gostinë e bën me oligarkët

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita dha një intervistë në “Ora News”.

Zoti Lita, qeveria në këtë rast ka zgjedhur t’u përgjigjet, le të themi, thirrjes së kaq ditëve të qytetarëve në shesh me thirrje për dialog dhe e në këtë rast edhe për masa ekonomike. A është kjo një strategji për të zbutur disi shkaqet e pakënaqësisë apo thjesht për ta zbutur presionin politik më saktë? Për të thënë që diçka po ofrojmë.

Lavdrim Lita: Dialogu u ofrohet ndërkombëtarëve dhe jo shqiptarëve. Shqiptarëve ai u ka ofruar një sofër guri dhe gosti të bën në kryeministri me njerëzit që ai i njeh më mirë se çdo kënd tjetër: oligarkët dhe biznesmenët që u ka dhënë gjysmën e Shqipërisë përmes atyre dy ligjeve të famshme, paketës së maleve dhe investimeve strategjike. Nëse do ishin në kushte normale, dialogu midis qeverisë dhe popullit apo qytetarëve që paguajnë taksat do ishte gjëja më normale në botë sepse në fund të fundit, qeveria punon për popullin. Kemi harruar këtë gjënë, domethënë, ndoshta s’e kemi pasur asnjëherë, por një qeveri dhe ministrat duhet të punojnë për popullin, duhet të punojnë për qytetarët. Sepse paguhen nga qytetarët. Dhe pse ata e kanë humbur vizionin dhe mendimin se duhet të punojnë për qytetarët. Dhe kur them që i drejtohet ndërkombëtarëve, kam parasysh faktin që ai do të tregohet që është një person europian, një person i cili mund të tejkalojë këto problematikat e protestave sepse sipas tij protesta ka në të gjithë Europën, ka dhe në Shqipëri. Në fakt nuk është e vërtetë, sepse në gjithë Europën po protestohet për mirëqenie dhe për një edukim më të mirë dhe për shumë çështje të tjera, kurse në Shqipëri për shkak të bllokimit të rotacionit, korrupsioni është bërë kapilar, sipas të gjithë dokumentave të Bashkimit Europian dhe të Departamentit të Shtetit. Dhe ky nuk po i jep zgjidhje në mandatin e katërt. Na kishte premtuar një gjë tjetër dhe ka deliver, na ka dhënë diçka tjetër. Dhe kjo kërcet shumë në shoqërinë tonë. Dhe normalisht që ka njerëz që kanë akoma fibër njerëzore dhe kanë dinjitet që protestojnë. Ata që duan të rrinë në shtëpi, të ngrohen dhe të duartrokasin qeverinë, mund ta bëjnë, por një ditë ata do të trokasin dhe te dyert e tyre për të parë nëse ka ndonjë gjë për ata.

spot_img

Latest articles

Related articles