nga Indrit Vokshi
- Garantimin e rendit dhe ligjit; çlirimin e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë nga sundimi i grupeve gangstere, futjen e pushtetit dhe sundimit në institucionet legale. Përgatitjen e elitës policore e ushtarake të shekullit të ri. Ne ketë e bëjmë sepse e besojmë! Këta pengojnë drejtësinë dhe zhvillimin.
- Çlirimin e administratës publike; dalin drejtorët dhe shefat e sektoreve në mëngjes me synimin “kapim ndonjë lek” dhe marrin ku munden e çfarë munden, duke shitur vulën e shtetit si ta kishin biznes privat. Këta përveçse zhbalancojnë pasurinë, denigrojnë autoritetin e shtetit. Njerëzit nuk kanë besim tek shteti, prej këtyre.
- Balancimin e pasurisë; rritja ekonomike nuk duhet të shpërndahet në pak përqind të njerëzve. Vitalizimin e çdo pasurie natyrore, përgatitja e kuadrit që të gjitha pasuritë të dalin me fitim dhe të prodhojnë para për sa më shumë familje. Njëkohësisht, mospengimin dhe mbështetjen e njerëzve të talentuar prej tek talenti për biznes deri në arte e zeje. Kështu përmirësohet dhe lartësohet shqiptari.
- Konsiderimin e “Hapsirës Teknologjike” si “Tokë Buke” ku do të fitohen paratë vitet në vazhdim; përfitimi sa më i madh prej teknologjisë. Për ketë duhen forcuar fakultetet e matematikës, fizikës, inxhinierisë, elektronikës e të ngjashme, duke financuar aderim e integrim në programet e avancuara. Shqiptarët në tregun global.
- Ndërtimin e muzeumeve me 15 mijë artefakte të Mesjetës së Hershme dhe Mesjetës së Vonë të cilat i kemi nëpër bodrume; kërkim arkeologjik sepse Apollonia-Bylisi psh janë zbuluar vetëm 8%. Dhjetra qyteza të tjera nëpër Shqipëri nuk janë zbuluar ende, përfshi tuma ilire. Në botën gjithnjë e më komunikuese, ne duhet të kemi vitrinën e të shkuarës tonë.



