Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Burimet bëjnë me dije se ai ka pasur një incident të rëndë dy ditë më parë.
Mësohet se ai u rrëzua nga shkallët.
Sot gjëndja e Vishajt është përkeqësuar ndjeshëm dhe është futur në intubim.
Aktualisht Vishaj ndodhet te Spitali i Traumës në reanimacion
Vishaj vetëm pak muaj më parë, lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.
Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje



