Lita: Rama punësoi një eksperte të UFO-ve për reformat e Shqipërisë

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në “Ora News” u shpreh se përgjigjja nga ana e institucioneve shtetërore ka qenë mbushur me arrogancë dhe denigrim. 

Ai tha se qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre janë etiketuar me fjalor fyes dhe janë përballur me dhunë disproporcionale nga një polici e cila duket se ka devijuar tërësisht nga misioni i saj për të mbrojtur rendin. 

Për më tepër, forcat ligjzbatuese raportohet nga Lita të jenë nën ndikimin e individëve problematikë, të përfshirë në afera dhe hetime ndërkombëtare. 

Ndërkohë, thirrjet e qeverisë për dialog shihen thjesht si një fasadë e destinuar për sytë e ndërkombëtarëve dhe një truk për t’u shërbyer oligarkëve të pushtetit.

Ndërkohë që flitet pa pushim për integrimin europian, qytetarët nuk gjejnë asnjë gjurmë të standardeve europiane në jetën e tyre të përditshme; as në shëndetësi, as në arsim, dhe as në infrastrukturë. 

Opozita, me gjithë sfidat dhe problematikat e saj të trashëguara, po përpiqet të kanalizojë këtë pakënaqësi popullore për të detyruar një reagim institucional. 

Mbetet për t’u parë nëse ky presion i akumuluar do të sjellë një ndryshim të vërtetë, apo nëse qeveria do të vazhdojë t’i besojë shpëtimin e saj iluzioneve me jashtëtokësorë.

PJESË NGA BISEDA

Lavdrim Lita: Ju thatë dita e 20-të e protestës, por në fakt është dita e 155-të e protestës, e nisur në dy faza. Në fazën e parë paqësore dhe me karakter kreativ për një sërë kërkesash që kanë të bëjnë me ambientin. Më pas u kthyen politike duke vënë në tavolinë pesë kërkesa. Së fillim dorëheqjen e kryeministrit Rama, qeverinë teknike, heqjen e ligjit për investime strategjike apo shfuqizimin e saj bashkë me paketën e maleve dhe ligjin për zonat e mbrojtura. Dhe sigurisht këto kërkesa u shpërfillën nga kryeministri me fjalët më të egra, më të zeza, si korba, derra, sorra. Dhe normalisht me vjeshtë filloi shtrëngata, erdhën shirat, shirat e vrullshëm, dhe pamë protesta që s’kishim parë prej vitesh apo dekadash kundër qeverisë. Dhe kjo tregoi që ka një zemërim popullor ndaj qeverisë e cila premton shumë dhe realizon pak. Dhe ne pamë që kryeministri i rrahu gjeneratat që do gëzojnë Bashkimin Europian. Se ky po ju premton Bashkimin Europian, po ky po i rreh dhe po i traumatizon të rinjtë bashkë me familjet e tyre, të cilët kanë mjekuar plagët dhe një pjesë tjetër ndihen të pambrojtura në bizneset e tyre nga një polici e cila ka humbur misionin dhe është në duart e disa personave problematikë të dalë edhe në hetime ndërkombëtare për afera të ndryshme. Pra, problemet janë. Qytetarët kanë një mijë kërkesa dhe një mijë arsye për të protestuar dhe normalisht nuk do të ndalen përderisa epiqendra e problemit është aty ku është, në kryeministri. Sot të gjithë e kanë marrë vesh lajmin që ai ka punësuar një eksperte të UFO-ve …një eksperte që beson se alienët jetojnë në hënë dhe jashtëtokësorët komunikojnë me shqiptarët veçanërisht, për reformat e kryeministrit Rama. Ky banalitet që e ka rrethuar atë përveç atyre problematikëve që ne e njohim, Ahmetaj, Balluku, Agasi e të tjerë, kemi arritur në fazën që jemi me ekspertët e UFO-ve në kryeministri. Dhe kjo tregon shumë për qeverisjen në vendin tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles