Real Madrid ka fituar një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-2 në “El Clasico”, në kuadër të javës së 10-të të La Liga-s. Skuadra madrilene siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke i dhënë një goditje rivalëve të përjetshëm në garën për titullin kampion.
Protagonisti kryesor për Real Madrid ishte Kylian Mbappé, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke kaluar madrilenët në avantazh. Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të me Raphinha-n, pas një aksioni të bukur të organizuar nga Pedri.



