Ish nxënësi i Servet Pëllumbit, Lula fiton sërish zgjedhjet në Brazil

spot_img
Advertisements

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar një mandat të katërt historik, duke siguruar më shumë se 51% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rivali i tij, senatori Flávio Bolsonaro, aleat i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe do ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

Lula, 80 vjeç, arriti të fitojë pavarësisht pakënaqësive të një pjese të votuesve për koston e jetesës, kriminalitetin dhe korrupsionin.

Rezultati përbën një zhvillim të rëndësishëm për politikën në Amerikën Latine, ku vitet e fundit janë shënuar fitore të shumta të kandidatëve të djathtë dhe të qendrës së djathtë.

spot_img

Latest articles

Related articles