Aeroporti i Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

spot_img
Advertisements

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur paraditen e sotme nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Behgjet Pacolli është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me hetimet që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Mësohet se vetë Pacolli (përmes kompanisë së tij Mabco Construction) ka bërë më parë një kallëzim lidhur me pengesat, përplasjet ligjore dhe ndërhyrjet administrative në aksionet dhe pronësinë e shoqërisë Vlora International Airport (VIA).

Muajt e fundit ka patur një betejë të ashpër ligjore dhe administrative lidhur me aksionet dhe menaxhimin e projektit të Aeroportit të Vlorës, ku Pacolli ka akuzuar ndërhyrje të paligjshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe konflikt me aksionarët e tjerë.

spot_img

Latest articles

Related articles