Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur edhe dy ndryshime në qeveri.
Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave.
Anila Rexha emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.



