Senatorja amerikane Slotkin: Të ndalet dhuna në Shqipëri, të mbrohen protestuesit dhe të luftohet korrupsioni

spot_img
Advertisements

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës të regjistruara gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Slotkin theksoi se e drejta për protestë paqësore dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur janë pjesë themelore e demokracisë.

“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur me dhunën në përshkallëzim në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, u shpreh senatorja amerikane.

Duke iu referuar përgjegjësive të qeverisë shqiptare, Slotkin kërkoi respektimin e shtetit të së drejtës dhe shmangien e përdorimit të tepruar të forcës policore ndaj protestuesve.

Ajo kërkoi gjithashtu masa kundër korrupsionit dhe reagim ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria shqiptare ka për detyrë të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit kundër përdorimit të tepruar të forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve”, deklaroi Slotkin.

Në përfundim, senatorja amerikane u bëri thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet dhe të kërkojnë një zgjidhje paqësore për situatën.

“I bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë çmos për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, theksoi ajo.

spot_img

Latest articles

Related articles