Gazetari shqiptar, Lavdrim Lita për “Front Online” ka folur lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri.
Lita thotë se protesta e njohur si ajo e “flamingove” me pesë kërkesa të qarta për tejkalimin e krizës në vend.
“Për 135 ditë protesta e ashtuquajtur e ‘flamingove’ ishte paqësore, mjedisore, kreative dhe politike, me pesë kërkesa të qarta për të dalë nga kriza e shumëfishtë”, ka deklaruar Lita.
Ai ka kritikuar reagimin e Ramës ndaj protestuesve, duke thënë se iu është kundërpërgjigjur me akuza dhe epitete, ndërsa ka injoruar kërkesat për dorëheqje.
“Bashkimi i gjimnazeve, studentëve, tifogrupeve të Tiranës e Partizanit, me anëtarë të partive politike të opozitës, krijoi një koktej shpërthyes që kemi parë këto ditë”, është shprehur ai.
Gazetari shqiptar ka vlerësuar se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut politik dhe konsultimeve mes palëve.
“Nuk mendoj që mazhoranca, por edhe faktori ndërkombëtar, do të shpërblejë dhunën si mekanizëm për të ndryshuar pushtetin, por mund të nisin një proces politik për konsultime, për të gjetur gjuhën për ca gjëra që mund të bihet dakord”, ka deklaruar Lita.
Lita tha se situata kërkon një zgjidhje politike, duke nënvizuar se protestat nuk mund të trajtohen vetëm si çështje e rendit publik.
“Një gjë është e qartë: protesta nuk mund të trajtohet si çështje e rendit publik me polici”, ka përfunduar ai.
Burimi: https://frontonline.net/kerkohet-nje-zgjidhje-politike-lavdrim-lita-per-situaten-ne-shqiperi/



