16 Masa që po e zgjidhin problemin e dhunës

spot_img
Advertisements

Prof. Roland Lami

1. Hiqen gurët pranë Kryeministrisë dhe shtrohet beton, që protestuesit të mos kenë më me çfarë të qëllojnë.

2. Hiqen bursat për studentët ekselentë që marrin pjesë në protesta se nuk mund të përfitosh privilegje nga qeveria paradite dhe në dark të kërkon ta diegësh.

3. Hiqet e drejta për të lëvizur në zonën Shengen, pasi qeveria ta dha qeveria që ti do ta rrëzosh ta heq.

4. Hiqet e drejta për tu konsideruar i pafajshëm kujdo që është aty apo kalon afër në momentin që dikush manifeston dhunë dhe ti se ke pyetur Si e ke mendjen vlla ?

5. Hiqet nga puna dhe nuk e shohin më derën e shkollës mësuesit që nxisin nxënësit të kryejnë akte dhune kur kanë shteruar arsyet që qeveria të të marr seriozisht.

6. Hiqen rrjetet sociale për moshat nën 16 vjeç, sepse janë të ekspozuara nga algoritmi dhe Inteligjenca Artificiale jo shumë nga postimet e patronazhistëve për suksesin e qeverisë por më shumë nga manipulimi i agjenturave të huaja.

7. Hiqen stolat, koshat dhe çdo objekt i lëvizshëm pranë institucioneve, që të mos përdoren si mjete dhune.

8. Hiqen me urdhër nga tregu kapuçët, maskat dhe veshjet e zeza që protestuesit të identifikohen më lehtë.

9. Hiqen nga tregu formate të mëdha kartoni që protestuesit të mos kenë mundësinë të shktuajnë në pankarta mesazhe fyese ndaj qeverisë.

10. Hiqet e drejta e zhvillimit të mësimit sa herë ka protesta studentore, që grumbullimet të mos jenë i lehtë për ta.

11. Hiqet sinjali televiziv për televizionet që transmetojnë protestën, e komentojnë dhe organizojnë debate rreth saj.

12. Hiqet e drejta e shoqërimit të më shumë se tre personave bashkë në bulevard mbas orës 18.00 Katër veta bashkë? Organizim i dyshimtë!

13. Hiqet e drejta për të duartrokitur në hapësirat publike, sepse nuk dihet nëse qytetarët po duartrokasin një fjalim apo po shprehin mbështetje për protestën.

14.Hiqet e drejta për të lëvizur drejt territorit tonë duke u konsideruar non grada çdo turistët që gjendet apo përfshihet në protesta.

15 Hiqet paga fikse për policët që përballen me protestuesit dhe vendoset shpërblim për secilin që neutralizon dhunuesit në shumën 2500 euro.

16. Hiqet mundësia e lëvizjeve të qytetarëve me dy nështetësi nga vendet fqinje në periudha protestash në Shqipëri.

Shkurt, vetëm me arsyet pse protestojnë të rrinjtë nuk ia vlen të meret njeri.Rëndësi ka të reduktojmë dhunën jo arsyet pse janë të dhunshëm protestuesit.

Të reduktojmë mjetet që e mundësojnë dhunën jo faktorët qe i shtyjnë njerëzit të bëhen të dhunshëm.

Ta shtyjmë zgjidhjet e problemin për një kohë tjetër sesa të sikletosemi të meremi me të tani tek e fundit siç u lodhen me Revolucionin Flamingo do lodhen dhe me dhunën.

spot_img

Latest articles

Related articles