Ka një përpjekje banale, provinciale, të një deputeteje të PD për të trafikuar lajme sikur ajo i jep telefonin e vet Doktorit për të folur me ambasadën amerikane, ajo ftohet për të folur me ambasadorin e ri amerikan. Të gjithë mediat e KM nuk thonë që Shef Taon nuk e ftojnë asgjëkund, por thonë pse nuk shkoi Doktori në zijafetin e Restorant Xhekos.
E vërteta është se Doktori nuk ka asnjë problem me amerikanët, shkon dhe takon këdo, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe zv. Drejtorin e CIA. Ai e di që duhet të paguajë për të takuar njerëz që flasin anglisht. Nuk ka më asgjë falas. Me sa duket nuk do të paguajë për të takuar diplomatë sepse nuk ka asnjë problem, as i ul e as i shton votat. Përshembull një senator amerikan, një takim 15-30 minuta e ka 25 mijë dollarë, të dëgjojë hallin e atij që e kërkon takimin. Zgjidhja ka tarifë tjetër.
Në kohën kur SHBA blen 4. 5 milion ton naftë nga Rusia, me të cilën është në luftë, morali provincial i katunarëve të Tiranës është një lanë mediatike.



