Papa Luani XIV njofton problemet me shëndetin: Do bëhem operacion

spot_img
Advertisements

Papa Luani XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i është zbuluar një gjendër e lokalizuar në fazë shumë të hershme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ati i Shenjtë gjatë lutjes të së dielës, Angelus, nga dritarja e Pallatit Apostolik në Vatikan, përpara besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

“Gjatë disa kontrolleve të fundit, mjekët më zbuluan një gjendër të lokalizuar në mushkëri. Ai u identifikua në një fazë shumë të hershme dhe është i kufizuar mirë. Mjekët mendojnë se duhet ndërhyrë dhe duke ndjekur këshillat e tyre, kam vendosur të operohem për ta hequr. Ndërhyrja është planifikuar për ditët në vijim”, deklaroi Papa.

spot_img

Latest articles

Related articles