Pjerin Ndreu zemërgjerë me Berishën: 4 metra tokë do ti jap falas në Lezhë, Zvërnec

spot_img
Advertisements

‘Jep dorëheqjen tani, se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen.’ Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke e akuzuar për një sërë shkeljesh dhe duke pretenduar se pasuritë e tij, përfshirë ato në Zvërnec, do të konfiskohen.

Nga ana tij, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu përmes një komunikimi publik ka reaguar me tone bujare:

Reagimi i plote:

Sali,

Faleminderit që më përmende, se thashë kot, po më lë pas dore! 😅😅

Ti, spiun, komunist, përçarës, shpifës, llapaqen, i pabesë… e lista është aq e gjatë sa s’ia vlen ta harxhojmë gjithë statusin! 🤨

Ngado t’i biesh ti, unë apo kushdo tjetër, CV-në tënde të zezë të zullumeve nuk e konkurron askush në këtë vend! Përballë saj, çdo përpjekje e jotja për të bërë moral është thjesht humor. 😅

Sa për pronat, kur të duash, në Lezhë, Zvërnec apo ku të duash ti, 4 metra t’i jap falas, që t’i kesh… se ku i dihet, mos nuk t’i kanë rezervuar! 😂

Por halli yt i vërtetë nuk jam unë.
Halli yt është Maji.

Një “gozhdë” politike e kam gati për ty dhe për ata me CV të “bardhë” që mban në krah!

Deri atëherë fol sa të duash. Në Maj flasin qytetarët ,dhe aty mbaron muhabeti! 😉

spot_img

Latest articles

Related articles