Një 25-vjeçar, që sipas mediave italiane dyshohet se është shqiptar, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Torinos, pasi dyshohet se kishte hyrë së bashku me të paktën pesë persona të tjerë në pronën e një italiani për të vjedhur. Pronari i banesës hapi zjarr ndaj grupit, duke e qëlluar për vdekje të riun, ndërsa personat e tjerë u larguan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Baldissero d’Alba, një qytezë në provincën e Cuneos. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, 35-vjeçari ndodhej i vetëm në banesën e tij, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma që vinin nga oborri



