E njohur si “eksperte punësimi” 39-vjeçarja Kumrie Zika, emri i të cilës është përmendur në episode të shumta grabitjesh të bizneseve, është vënë në pranga së fundmi nga blutë e Tiranës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Zika, sinë rastet e mëparshme, punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore.
Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçares.



