Nuk dinte sa paguhej një polic, Lamallari: Kam punuar 9 vjet te Ministria Brendshme

spot_img
Advertisements

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme është zhvilluar ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, ku ish-ministri Besfort Lamallari i ka kaluar stafetën e drejtimit ministrit të ri, Ervin Demo. Në ceremoni me këtë rast u pranishme edhe Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Përmes një reaksioni në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi këtë moment si nisjen e një kapitulli të ri, duke shprehur besimin te vizioni i ri drejtues.

“Me Ervinin dhe Besfortin, për të nisur një kapitull të ri në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por me të njëjtin vizion dhe angazhim për një Shqipëri më të sigurt, më moderne dhe më evropiane. Besimplotë se eksperienca e Ervin Demo do të jetë një vlerë e shtuar për të çuar përpara punët e mira dhe reformat, për të rritur sigurinë, garantuar rendin dhe ofruar shërbime më të mira.”, shkruan në rrjetet sociale Albana Koçiu, Zëvendëskryeministre.

Mesazhi i Lamallarit

Gjatë kalimit të detyrës, ish-ministri Besfort Lamallari i uroi suksese pasardhësit të tij, ndërsa vuri në dukje përvojën e tij në këtë dikaster.

“Krahas sfidave që ka përpara, është edhe mundësia për të vijuar transformimin e mëtejshëm, forcimin e sigurisë dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale dhe evropiane. Një falënderim i veçantë e me zemër për të gjithë stafin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilin kam pasur privilegjin të punoj e të bashkëpunoj gjatë këtyre 9 viteve. Stafeta ndryshon duar, por përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe puna për Shqipërinë evropiane vazhdojnë.”, thekson Besfort Lamallari, ish-ministër i Punëve të Brendshme

spot_img

Latest articles

Related articles