Cigaret elektronike (E-cigaret) paraqiten në treg si alternativë e sigurt përballë cigareve të zakonshme, por një studim i bërë së fundmi tregon se cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëm në shëndetin tuaj.
Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë në New York, zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj avullit elektronik të e-cigares në eksperimentet e bëra, përjetuan dëmtim të ADN-së në mushkëri, fshikëz dhe zemër, dhe kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Dëme të tilla u gjetën po ashtu në qelizat e njeriut si në mushkëri dhe fshikëz, të cilat ishin ekspozuar nga avulli elektronik për 10 vjet.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 2 milionë nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara raportojnë se kanë përdorur cigare elektronike gjatë 30 ditëve të fundit.
E-cigaret nuk janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), si një ndihmë për lënien e duhanit, pasi Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të ShBA konkludoi se ka “prova të pamjaftueshme për të rekomanduar për ose kundër përdorimit të tyre për ndërprerjen e pirjes së duhanit
Gjithashtu përdorimi i cigareve elektronike (vape) ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në potencën seksuale dhe funksionin erektil te meshkujt.
Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Nju Jorkut dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, të cilët publikuan studimin në analizuan të dhënat nga 13,711 burra të marrë në studim.
“Meqenëse shumë njerëz përdorin cigaret elektronike si një formë reduktimi të dëmit nga pirja e duhanit ose për të ndihmuar në lënien e duhanit, ne kërkuam të dhëna rreth lidhjes së këtyre cigareve dhe performacës seksuale të meshkujve. Dhe sipas të dhënave që përfituam, cigarja elektronik ndikon tek impotenca e meshkujve në moshë të re, nga 20 në 60 vjeç…”- tha studiuesi kryesor, Asistent Profesor Omar El Sahaëi nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Qendra Mjekësore NYU Langone.



