Një 33-vjeçar, i dyshuar për një sërë vrasjesh në verilindje të Brazilit, raportohet se është arrestuar pasi autoritetet thanë se ai u përpoq t’u shmangej forcave të policisë duke veshur rroba grash dhe paruke, si dhe duke mbajtur në krah një fëmijë të vogël që nuk ishte i tij.
Jorlan Lope Da Silva, 33 vjeç, akuzohej për 16 krime, por pas kapjes së tij pranoi se kishte kryer shumë të tjera – të parën që në moshën 13-vjeçare. Hetuesit po shqyrtojnë lidhjet e mundshme me një organizatë të fuqishme kriminale.



