Kryeministri Rama ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Brendshëm Besfort Llamallari pas ultimatumin të një grupi deputetësh brenda PS.
Keqmenaxhimi i protestave dhe lënia pa mbrojtje e deputetëve në raport me protestuesit (Incidenti i znj. Luarasi, Gjuzi, Hoxha dhe drejtorit të Postës) duket se ka qenë një nga arsye e mobilizimit të një grupi deputetësh për të kërkuar dorëheqjen e tij. Kjo ka ardhur edhe për shkak të dyshimeve se këto veprime të Llamallarit nuk kanë qenë mosveprime. Burimet thanë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, S. Hita as pyeste dhe as e dëgjonte Ministrin e Punëve të Brendshme.
Për më tepër Llamallari me një përvojë në shoqatat e Financuara nga Fondacioni Soros ishte i ekspozuar ndaj kritikave të opozitës.
Kryeministri Rama i ka dhënë përparësi klanit Mazniku – Demo për përgatitjen për zgjedhje.



