Konviktet e mbushën me indianët e Wolt, shkarkohet drejtori i Konvinteve në Tiranë

spot_img
Advertisements

Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë.

Një investigim i Fiks Fare që u transmetua gjatë javës së kaluar pretendonte se Olsi Shahini, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Nr.1 Tiranë, kishte firmosur një marrëveshje që i jepte të drejtën një kompanie private, “Fenix”, që godinat e studentëve në Kamëz të përdoreshin prej saj duke u mbushur me punëtorë të “Wolt”, një kompani që shpërndan ushqimin në Tiranë dhe jo nga studentë.

Dhënia me “koncesion” e këtyre godinave duket se i ka kushtuar vendin e punës Shahinit.

Shteti shqiptar shpenzoi rreth 30 milionë euro për të ndërtuar 8 godina moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Disa vite pas ndërtimit, në ato godina gjen me pikatore studentë shqiptarë, pasi janë “pushtuar” nga studentë dhe punëtorë të huaj. Rezidenca Studentore Nr.1, ose siç njihet ndryshe Qyteti Studenti, ka lidhur kontratë me universitete private dhe një firmë private për t’i dhënë me “koncesion” godinat.

Në një rast, emisioni investigativ Fiks Fare ka faktuar se një student indian është regjistruar në fund të muajit gusht, i është dhënë vërtetim dhe ka marrë bazën, por s’është paraqitur ende në konvikt.

Në vend të Olsi Shahinit, në krye të institucionit është emëruar Glindxhet Madhi, i cili do të marrë drejtimin e strukturës përgjegjëse për akomodimin e studentëve në kryeqytet.

spot_img

Latest articles

Related articles