Erling Haaland ka vendosur të ndryshojë stilin e tij të flokëve, duke i dhënë fund modelit me flokë të gjatë biondë që e kishte karakterizuar prej vitesh.
Ylli i Manchester City-t zgjodhi të presë flokët shkurt, çka nxiti menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pas këtij transformimi që po bën xhiron e rrjetit fshihet parukierja shqiptare Juna Ademi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Angli.
Haaland ndryshoi “look”, pas transformimit qëndron një
Detajet e këtij ndryshimi u bënë publike në një video të publikuar në kanalin zyrtar të futbollistit në YouTube.
Gjatë pamjeve filmike, stilistja shqiptare shihet duke i prerë flokët sulmuesit norvegjez. Ajo pranoi gjatë regjistrimit se ndiente pak emocion dhe presion për shkak të përgjegjësisë gjatë realizimit të modelit të ri




