Përdorën AI për t’i kërkuar para në emër të një biznesmeni. Mashtruan kambistin për 100 mijë euro

spot_img
Advertisements

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, gjatë dy operacioneve kundër mashtrimit dhe vjedhjes, të kryera nga Policia e Tiranës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në operacionin “Shuma”, dy persona, shtetasit Brian Serica dhe Skerdi Meta u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi mashtruan një 70-vjeçar dhe i morën 100 mijë euro.

Ata përdorën inteligjencën artificiale për t’ju prezantuar të moshuarit, që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, si të njohurit e tij.

Mësohet se ata kanë përdorur edhe emrin e biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, për të arritur objektivin e tyre.

“Jam Bashkim Ulaj, jepi 100 mijë euro”, dyshohet të jenë fjalët e gjeneruara me AI, të cilat bindën të moshuarin që të dorëzonte paratë.

Kur shuma nuk u kthye në orarin e premtuar, 70-vjeçari njoftoi menjëherë policinë. Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin e personit që mori paratë dhe zbardhjen e përfshirjes së personave të tjerë.

Ndërkohë në operacionin “Imazhi”, u prangos 37-vjeçari Gentian Bufazi, i shpallur në kërkim, i dyshuar për mashtrime dhe vjedhje në disa biznese në Tiranë.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Latest articles

Related articles