Italia “godet” këmbësorët, gjobë deri në 75 euro për përdorimin e telefonit në rrugë

spot_img
Advertisements

Italia pritet të ashpërsojë rregullat e sigurisë rrugore, duke parashikuar gjoba prej të paktën 75 eurosh për këmbësorët që përdorin telefonin celular gjatë kalimit të rrugës.

Masa është pjesë e draftit të përditësuar të Kodit Rrugor, i cili pritet të miratohet deri në mesin e tetorit. Ndalimi do të përfshijë edhe përdorimin e pajisjeve të tjera elektronike, si tabletët, laptopët dhe kamerat, ndërsa nuk do të zbatohet për personat që ecin në trotuar.

Këmbësorët do të mund të përdorin telefonin në raste urgjence dhe të flasin pa duar. Edhe kufjet do të lejohen, për sa kohë që nuk pengojnë dëgjimin e trafikut në të dy veshët.

Rregullat e reja synojnë të reduktojnë aksidentet e shkaktuara nga shpërqendrimi i këmbësorëve dhe të sigurojnë që ata të kenë vëmendjen te trafiku gjatë kalimit të rrugës.

Ndërkohë, Kodi Rrugor parashikon edhe masa më të ashpra për drejtuesit që përdorin celularin gjatë ngarjes, me gjoba që për përsëritësit mund të arrijnë deri në 2,588 euro dhe pezullim të patentës deri në tre muaj.

Një propozim për kufizimin e drejtimit të automjeteve nga personat mbi 85 vjeç, përfshirë ndalimin e qarkullimit në autostrada, është hequr nga drafti pas kundërshtimeve publike.

spot_img

Latest articles

Related articles