Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, zbulon detaje nga një komunikim që ka patur me gazetarin francez Geoffroy Antoine nga Le Journal du Dimanche, i cili bëri edhe shkrimin për arrestimin e Ermal Beqirit, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i cili u kap duke fluturuar mbi centralin bërthamor të Penly.
Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se dyshimet kryesore të ministrisë së Brendshme janë për spiunazh, se mund të jetë agjent rus, duke pasur parasysh trajektoren por edhe tre gjurmuesit që iu gjetën me vete.
Meksi deklaroi se Beqiri ka rolin kryesor në dosjen AKSHI, jo vetëm të asaj në hetim, por në të gjitha çështjet e AKSHI-t, ai është personazhi kryesor.
Nuk ka asgjë të konfirmuar, se ngjarja ka ndodhur të shtunën, unë bisedova me gazetarin Antoine që ka bërë shkrimin nga Le Journal du Dimanche, nëse ka zhvillime të fundit.
Gazetari më citoi se i vetmi dyshim që ka konfirmuar në ministrinë e Brendshme franceze, nisur nga trajektorja që ka bërë me avionin e vogël, ai është nisur nga një aeroport i vogël në veri të Parisit, ka shkuar në Kale dhe në qendrën e energjisë nukleare në Normandi.
Dyshimet e ministrisë franceze janë se mos bëhet fjalë për agjent rus, për spiunazh. Kjo pasi e shoqëruan me avionë ushtarakë, i gjetën tre gjurmues të llojit Air Tag, çka u ka krijuar dyshimin se ai ka qenë i detyruar të bënte këtë udhëtim i urdhëruar nga dikush tjetër. Dhe vetëm pasi kanë bërë verifikim në Interpol, rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Shqipërisë.
Fillimisht e kanë gjobitur me 7 mijë euro dhe pritet të dënohet. Ndërkohë pajisjet e përgjimit që iu gjetën nuk janë të detyrueshme gjatë fluturimit. Është më e rëndësishme kërkesa ndërkombëtare që ka SPAK se sa dënimi në Francë. Gazetari francez kishte interes mbi profilin e zotit Beqiri.
Nuk besoj se do të mbetet në Francë, nëse nuk del diçka e veçantë për rolin e tij mbi këtë udhëtim të habitshëm në Veri të Francës. Mendoj se policia franceze do e ekstradojë në Shqipëri. Zoti Beqiri mund ta shfrytëzojë procedurën për të vonuar ekstradimin, për të vonuar ardhjen në Shqipëri. Ka tetë muaj i shpallur në kërkim.
Nuk di pse SPAK e ka pasur të vështirë, sepse nuk ka asnjë të dhënë mbi momentin që ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria. Partia Demokratike dhe disa media e kanë akuzuar SPAK për çfarë arsye e kanë lejuar të dalë nga kufiri.
Masat me arrest nuk mund të bëhen pa një vendim gjykate. Ai ka rolin kryesor në dosjen AKSHI, jo vetëm të asaj në hetim, por në të gjitha çështjet e AKSHI-t është personazhi kryesor. Nëse zoti Beqiri rezulton me një lidhje të një bote të tretë të nëndheshme, mund të ketë detaje të tjera.
Zoti Agasi di që po, për zotin Beqiri nuk di, ndoshta prej zotit Agasi. Elementët kryesorë që ai ka përdorur është shantazhi nëpërmjet aksesit në të dhëna qe Beqiri e ka përdorur, kujtojmë Homeland Justice e famshëm kur rrodhën të dhëna që nga 2022.
E dyta mashtrimi dhe dezinformomi në administratën shtetërore, përmend këtu zonja Karçanaj dhe aksesi në një fluks parash shumë të rëndësishme.



