I futi një grusht shefit, pranga punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës!

spot_img
Advertisements

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me grusht eprorin e tij gjatë një konflikti në ambientet e institucionit.

I arrestuari është 31-vjeçari Adi Hazizi, i cili dyshohet se ka goditur Skënder Delijan, shefin e Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit.

Konflikti ka nisur pas transferimit të Hazizit në një sektor tjetër.

Pas kësaj lëvizjeje, 31-vjeçari i ka shkuar eprorit të tij në zyrë, ku pas një debati verbal, situata ka agravuar dhe 31-vjeçari dyshohet se e ka goditur me grusht Delijan.

Ky i fundit ka pretenduar se dhuna është ushtruar për shkak të detyrës, pasi ai i kishte komunikuar vendimin për lëvizjen e tij në një tjetër sektor.

spot_img

Latest articles

Related articles