Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate policinë! Shoqërohen 5 prej tyre

spot_img
Advertisements


Situata është tensionuar pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur domate, vezë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit nuk i kanë lejuar të kalojnë urën e “Rrugës së Elbasanit”, me qëllim mbajtjen e tyre në perimetrin e caktuar.

Në disa momente, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, çka ka sjellë përplasje fizike mes palëve.

Deri më tani, policia ka shoqëruar pesë persona. Mes tyre ndodhet edhe një nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.

Sipas raportimeve, Kola është neutralizuar nga katër efektivë policie, të cilët e kanë larguar duke e mbajtur nga krahët dhe këmbët, ndërsa ai vazhdonte të mbante megafonin në dorë.

Ndërkohë, raportohet se një pjesë e protestuesve kanë sulmuar edhe gazetarët që po ndiqnin nga afër zhvillimet në terren

spot_img

Latest articles

Related articles