3 vite pas miratimit me bujë të projektligjit për kultivimin e kanabisit mjekësor, deri tani asnjë kompani nuk ka paraqitur interes.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur për MCN-në se pranë saj nuk është depozituar asnjë aplikim ndonëse me vendim qeverie janë miratuar 10 zona ku mund të mbillet kanabis. Pavarësisht kësaj policia vijon të sekuestrojë kanabis të paligjshëm.
Agjencia e kontrollit të kanabisit, me stafet të fryrë e drejtues të paaftë që dredhin zinxhirin duke bërë raporte pa vlerë. Një dëm financiar për taksapaguesit.




