Studentët kanë krijuar një frymë të re në Shqipëri:
Ata për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë krijuan një lëvizje brilante dhë të pavarur për zhvillimin real të demokracisë në Shqipëri.
Nuk eshte më Partia Demokratike në opozite: tani ́në opozitë është rinia studentore dhe qytetarët e Tiranës e të disa qyteteve të tjerë.
Intuita e rinisë shqiptare e kapi që kryeministri Rama nuk ka lidhje me zhvillimin e Shqipërisë.
Dhe kjo është pika qëndrore e protestave që po zhvillon rinia studentore në Tiranë.
Dhe protesta po kuptohet që do tê vijojë, sepse rinia në Tiranë e në Shqipëri e ka kuptuar tani që kryeministri Rama nuk është me Shqipërinë.
Atëherë ?
Gjithçka do të vijojë, dhe, në një frymë të re që po vjen në Shqipëri, ka shumë mundësi që rinia shqiptare do të shumohet tepër në numur, dhe protesta e tyre do të sjellë një krize të thellë politike në Shqipëri.
Një frymë e përgjithshme kjo, e cila do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
24 korrik 2026



