Programi artistik i këtij viti sjell në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj greke.
Më 12 gusht do të performojnë Luiz Ejlli, këngëtarja greke Ivi Adamou dhe Eranda Libohova.
Më 13 gusht, publiku do të argëtohet me Magic 4 dhe këngëtarin grek Triantafyllos.
Mbrëmja e 14 gushtit do të sjellë në skenë Aurela Gaçen, Ledri Vulën dhe Devis Xherahun.
Më 15 gusht do të performojnë Endri & Stefi, Alban Skënderaj dhe Anxhela Peristeri, ndërsa nata përmbyllëse, më 16 gusht, do t’i përkasë Rilind Alimanit dhe grupit Three Dots, duke mbyllur edicionin jubilar të një prej eventeve më të mëdha verore në Shqipëri.



