Shoferi i “Alba-Beton” i jepte betonieres që u përplas pa patentë! Prokuroria mbyll sytë

spot_img
Advertisements

Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyetjet vetëm mbi shkaqet e përplasjes, por edhe mbi mënyrën se si ata u punësuan për të drejtuar një autobetoniere në Shqipëri.

Dy viktimat kishin mbërritur në vendin tonë rreth një muaj më parë nga Egjipti, të pajisur me vizë pune dhe leje qëndrimi 1-vjeçare.

Fillimisht u tha se Mohamed Lotf dispononte leje drejtimi për kamion, ndërsa Mohamed Ali ishte i pajisur me dokumentacion si pompist.

Sipas DPSHTRR-së, as Mohamed Lotf dhe as Mohamed Ali nuk janë pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”.

Ky dokument është i detyrueshëm për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonieret.

Pyetjet që ngrihen janë si lëvizin betonieret në Tiranë? Çfarë di apo bën Policia Rrugore ?

Çfarë hetimi po bën Prokuroria Tiranë me skemën e punonjësve të huaj që hipin mbi betoniere pa letra?

spot_img

Latest articles

Related articles