Afera Tigrave | KESH hap tender 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

spot_img
Advertisements

Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri ka qenë marrja me qira e TEC-eve lundruese në Vlorë, të cilët u vendosën në zonën e Triportit, ndërkohë që deri më sot kanë prodhuar pak apo aspak energji, teksa kostoja rritet dita-ditës.

Qindra mijëra euro paguan shteti shqiptar për t’i mbajtur në punë në një ditë të vetme, pa llogaritur karburantin, sigurimin apo kostot e punëtorëve, ndërsa karakatinat kanë filluar edhe problemet e para.

Në një kohë që për këtë aferë duhet të kishte një hetim apo verifikim, vetë institucioni qiramarrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vijon të thellojë gropën në buxhetin e shtetit, duke bërë tendera të njëpasnjëshëm, me kosto tepër të lartë.

Dokumentet tregojnë se KESH-i, i drejtuar tashmë nga Viola Haxhiademi, një ish-drejtuese e lartë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur një tender të majmë me vlerë plot 20 milionë euro.

spot_img

Latest articles

Related articles