4 persona grabisin magazinën e kompanisë Postare, djegin edhe makinën gjatë ikjes

spot_img
Advertisements

Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare në Yrshek. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10.

Pas marrjes së pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet se çfarë përmbanin, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe pritet të konfirmohet pas verifikimeve.

spot_img

Latest articles

Related articles