Salarjon Totaj, bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, është paraqitur sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje nga autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake, Totaj dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon drejtoreshës së Tatimeve.
Sipas burimeve, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një kontroll tatimor i kryer nga administrata tatimore ndaj një biznesi të lidhur me Totajn.Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës lidhur me procedurën e ndjekur dhe përmbajtjen e saktë të mesazheve.



