Paketa e Maleve, Rama: Me 1 euro do ua le tokat

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përdorin ligjin për ndërtuar në tokën e të parëve të tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet aktualisht.

“Marjani dhe 2 vëllezërit e tij, të cilët jam shumë i lumtur që po vijnë nga Italia për t’u kthyer prapë, ndërtuar dhe punuar bashkërisht këtu, janë pronarë të këtij territori me zakon, por kjo pronë sot është shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi vendosur atë 1 euro, sepse kur Marjani dhe vëllezërit do marrin lejen, do të marrin dhe pronën me 1 euro në pronën e caktuar dhe kur ndërtimi do të mbarojë ata do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyre. Dhe ky proces”,- tha Rama

spot_img

Latest articles

Related articles