Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën, të cilët ndodheshin në mjetin tip “Smart”.
Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.



