Liderë të trafikut nga Amerika Latine drejt Europës e Shqipërisë, deri pak kohë më parë, kanë qenë bizneset e frutave ekzotike. Kontejnerët e tyre, herë me dije e herë jo, mbusheshin me kuti ku bananet apo frutat zëvendësoheshin me paketa kokaine.
Të tjera mënyra rezultojnë edhe frigoriferët e mishit apo peshkut, ndërsa është testuar edhe qymyri i gurit apo lëkurat e kafshëve e deri tek plehu kimik Ndërsa të njohurit si çunat e Arubës kanë shkuar në një tjetër nivel. Panelet diellore ishin, sipas tyre, një transport i sigurt, pasi të tjera forma kishin dështuar duke u zbuluar dhe çuar në kapjen e mallit.
Referuar provave të komunikimeve të enkriptuara nga SPAK, rezulton se në bisedat e vitit 2020, panelet shihen si një ide dhe zgjidhje për transport të sigurt.
2020-08-25
D3YFDU: Buonasera, profe.
7B9F5E: Buonasera, vëlla. Si të kam?
7B9F5E: Më plasi koka.
7B9F5E: Qymyri më doli nga koka.
D3YFDU: E marr me mend, vëlla, prandaj s’të kam bezdis.
7B9F5E: Duhet t’i marrim, t’i çojmë në magazinën tonë.
7B9F5E: T’i kontrollojnë me nge kolumbianët.
D3YFDU: Si duket situata, bëre ndonjë provë?
D3YFDU: Hall më vete.
7B9F5E: Kanë ardhur kimistë të tjerë.
7B9F5E: Që njohin punën.
7B9F5E: Prandaj duhet t’i çojmë në magazinë, t’i kontrollojnë thasët me qetësi.
7B9F5E: Me punëtorët nëpër këmbë te magazina e firmës nuk kemi gjë në vijë.
2020-08-26
D3YFDU: Buonas dia, profe.
7B9F5E: Mëngjesi, vëlla. Si të kam?
D3YFDU: Po me panele diellore?
D3YFDU: Mirë, vëlla.
D3YFDU: Për Angli.
2020-08-26
D3YFDU: Mallin.
D3YFDU: Panel.
7B9F5E: Më 1 shtator ja çoj në magazinë.
D3YFDU: Diellor.
D3YFDU: Panel.
D3YFDU: Mallin.
D3YFDU: E fusin.
D3YFDU: S’e hapin panelet.
7B9F5E: Me nge të punojnë, ta bëjnë punën.
7B9F5E: Është OK transporti me panel diellor, kalon në Belgjikë??
D3YFDU: Po, kalon.
D3YFDU: Këta kanë çuar bar.
D3YFDU: Spanjë–Angli.
D3YFDU: Me këto.
7B9F5E: Po thuaj OK.
Prej vitesh panelet diellore dhe fotovoltaikët janë ndër bizneset masive të licensuara nga qeveria shqiptare, ndërsa ende hetimet këtu nuk kanë zbuluar një lidhje direjte të tyre të përdorura për trafik.



